Itali, në 24 orët e fundit regjitrohen 464 viktima nga koronavirusi, 3333 të shëruar

0

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 464 viktima nga koronavirusi, për një total prej 25549 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Numri i të shëruarve sot është 3333, për një total prej 57 876. Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 2646 raste të reja pozitiv nga Covid-19, për një total prej 189973. Në kujdesin intensiv janë të shtruar 117 pacientë më pak se dje, për një total prej 2267. Në rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 1073 raste të reja infekioni dhe 200 viktima nga koronavirusi. Për të katërtën ditë radhazi Italia ka regjistruar rënie në numrat e rasteve të rinj të identifikuar pozitiv nga koronavirusi.