Autoritetet në Itali bëjnë me dije se 242 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar bilancin total në 31,610.
Lajmi i mirë vjen për numrin e të prekurve të rinj, të cilët ditën e fundit ishin 789 për një total prej 223 mijë të infektuarish. Sot Italia ka 72 mijë persona aktivë me koronavirus.
Situata është përmirësuar ndjeshëm dhe në Lombardi, e cila konsiderohet dhe si epiqendra e pandemisë në vendin fqinj, ku në 24 orë u regjistruan 290 raste të reja me Covid-19.
