Ishte për vizitë në Dibër. Humbet jetë papritur 50 vjeçari që mori zvarrë qenin disa ditë më parë

Ishte për vizitë në Dibër. Humbet jetë papritur 50 vjeçari që mori zvarrë qenin disa ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Peshkopi, ku një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti të pësuar.

Viktima ishte banues në Sukth të Durrësit dhe kishte shkuar për vizitë tek një mik i familjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër / informacion paraprak

Më datë 22.09.2020, është transportuar për në spitalin e Peshkopisë nga familjarët shtetasi F. P., rreth 50 vjeç,  banues në Sukth, Durrës, pa shenja jete,  i cili nga hetimet paraprake të kryera  dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infraktit, në banesën e një miku të familjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.