Çështja e sindikatave aktive që përfaqësojnë shtresën punëtore në vendin tonë vijon të jetë një temë shqetësuese e shoqërisë civile në mbështetje të këtyre shtresave. Minatorët janë ata të parët që kanë ndjerë braktisjen nga sindikatat prej më shumë se një dekadë. Ish-sindikalisti i Martaneshit, Bajram Gjoni shprehet se sindikatat e minatorëve tashmë janë inekzistente, pasi prej kohësh nuk punojnë për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve.
Braktisja e minatorëve, sipas Gjonit, ka bërë që Krasta të mbetet totalisht jashtë vëmendjes, pasi minatorët i kanë larguar familjet prej aty, duke e kthyer qytetin në të shkretë.
Për Bajram Gjonin, të gjithë kryetarët e sindikatave të minatorëve janë fajtorë për gjendjen social-ekonomike të minatorëve të Bulqizës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ish-sidnikalisti Bajram Gjoni shprehet se as politika e as sindikatat nuk kanë interes për të miratuar statusin e minatorit, pasi kanë marrëveshje me njëri – tjetrin, ndërsa familjet e minatorëve marrin produktet ushqimore me listë.