Ata që kanë punuar në kooperativën bujqësore para viteve 90-të në vendin tonë, janë kategoria me pensionin më të ulët në vend. Veç vlerës minimale, pensionistët e kësaj kategorie kanë patur vazhdimisht probleme me humbjen e viteve të punës. Fatmir Midha nga fshati Burgajet është një prej atyre qindra mijëra shqiptarëve që ka punuar në ish kooperativën bujqësore. Ai tregon se pensioni minimal që ka është i pamjaftueshëm, ndaj merret edhe me blegtori.

  Një tjetër problem është edhe rënia e numrit të mbarështimit të bagëtisë si në të imta ashtu edhe në gjedhë. Para viteve 90-të situata ishte krejt ndryshe në fshatra, ndërsa që prej vitit 1991, numri i krerëve ka ardhur vetëm në rënie.