Ish-polici 80-vjeçar Skënder Kala: pensioni nuk po më del as për ilaçe

Ish-polici 80-vjeçar Skënder Kala: pensioni nuk po më del as për ilaçe

Pensionistët, të cilët nuk kanë mbështetje të dytë ekonomike nga familja, po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Skënder Kala nga Bulqiza ka punuar 26 vite në policinë e shtetit në periudhën e regjimit monist dhe pas viteve ‘90. Skënderi shprehet se pensioni që merr nuk i mjafton as për ilaçe për shkak se vuan nga shumë sëmundje të cilat kanë nisur që në kohën kur ai ishte në marrëdhënie pune në policinë e shtetit. Në të njëjtën situatë, është edhe bashkëshortja e Skënderit e cila ka punuar për disa dekada në minierë dhe sot përballet me sëmundje të ndryshme. Nga ana tjetër, ish-polici Skënder Kala thotë se sistemi aktual i pensionimit duhet të jetë më social. Ish-polici 80-vjeçar thekson se për pensionistët duhet të mendohet më shumë nga shteti pasi sipas tij, ata janë shtresa më e diskriminuar e shoqërisë.