
Mateus Levendi është lojtari më i ri i Erzenit. Mesfushori vjen nga skuadra e Besës së Kavajës dhe do të jetë pjesë e shijakasve deri në fund të sezonit.

27-vjeçari është një njohës i mirë i Kategorisë së Parë, pasi në të kaluarën ka luajtur edhe me skuadrat e Turbinës, Burrelit dhe Egnatias.
Gjithashtu Levendi ka qenë edhe pjesë e Tiranës, gjatë sezonit 2017-2018, teksa ka dalë pikërisht nga akademia e bardhebluve.