Mediat raportuan disa orë më parë për këtë transferim dhe ishte klubi i Tiranës që e ka konfirmuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Husein do të jetë pjesë e Tiranës për dy sezonet e ardhshme, me mbrojtësin që do t’i bashkohet me njëherë skuadrës në seancën stërvitore.
Kujtojmë që disa sezone më parë Husein filloi karrierën e tij në tokë shqiptare pikërisht në ekipin e Burrelit.