
Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha po kalon orë të vështira në familjen e tij, pasi ka humbur kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, Sylejmanin.
“Që kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte për të gjithë vitet e fëmijërisë dhe më vonë si vëlla për mua. Së bashku ndamë lojërat, gëzimet, dashurinë e prindërve, familjarëve tanë dhe perfunduam shkollën 7 vjeçare. Më vonë rrugët tona u ndanë por jo zemrat tona. Ai qëndroi në Kodër të Prifçit në Tropojë, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij të mrekullueshme,”-ka shkruar Berisha.
Gjithashtu në postimin e tij, ish-kryeministri ka përshkruar jetën plot sakrifica si minator të të afërmit të tij.