Është zhvilluar sot ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” e Bashkisë Mat, ish kryemamisë së maternitetit të spitalit të Burrelit, Behixhe Kazhani. Në ceremoninë e dhënies së këtij tituli të mbajtur në ambjentet e sallës së këshillit Bashkiak Mat, ishin të pranishëm drejtues të bashkisë Mat, këshillit bashkiak, anëtarë të këshillit, të afërm e miq të Behixhe Kazhanit. Vendimin e këshillit bashkiak e lexoi Kryetarja Elisa Gjasta, ndërsa dorëzimin e titullit e bëri kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj:
Për kontributin e Behixhe Kazhanit folën edhe personeli shëndetësor i Maternitetit të Burrelit, anëtarë të këshillit bashkiak, të afërm e familjarë.
Në emër të familjes Kazhani, përshëndeti vajza e Behixhes, Mira Kazhani.