Ish Kryebashkiaku Ramazan Mjeshtri vlerësohet me titull mirënjohje nga Ilmi Hoxha

0
25

Ish Kryebashkiaku i Klosit në vitet 2009 – 2015, Ramazan Mjeshtri i cili kohët e fundit mbante detyrën e Përgjegjësit të Sektorit Arsmit, Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në këtë bashki, është vlerësuar me çertifikatë Mirënjohjeje nga kryetari aktual i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha. Mjeshtri u vlerësua me këtë titull mirënjohjeje me rastin e daljes së tij në pension. Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në ambjentet e Bashkisë Klos, ky titull ju akordua edhe dy punonjësve të tjerë, Sherif Meta punonjës i Gjendjes Civile të njësisë Administrative Suc dhe Merjeme Bala – Edukatore në kopshtin Klos. Kryebashkiaku Ilmi Hoxha vlerësoi kontributin e punonjësve të dalë në pension.

Vlerësime maksimale për kolegët e tyre të dalë në pension dhanë edhe punonjës aktual në Bashkinë e Klosit. Ndërkohë, vetë ish kryebashkiaku Ramazan Mjeshtri, ish punonjësi i gjendjes civile në Njësinë Administrative Suç Sherif Meta dhe edukatorja Merjeme Bala, falenderuan të gjithë ata me të cilët punuan dhe i vlerësuan.

Në këtë ceremoni ishin pjesë edhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak Valbona Kola, Drejtor i Zyrës Vendore Arsimore Klos, Agron Hoxha etj.