Ish kandidati i pavarur i 30 Qershorit për Klosin, Bedri Hoxha: Gabimi më i madh i opozitës, djegia e mandateve

0
11

Fundjavën që lam pas, dega e Partisë Demokratike në Mat kremtoi 29 vjetorin e themelimit të saj. Mes shumë të ftuarve si ish drejtues të kësaj force politike ishte edhe ish deputeti dhe kandidati i pavarur në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit të kaluar për Bashkinë Klos, Bedri Hoxha. Ish deputeti i PD, Bedri Hoxha tha se vazhdon të jetë anëtar i Partisë Demokratike dhe se nuk ka asnjë dijeni për përjashtimin e tij nga kjo forcë politike. Ai u shpreh gjithashtu se vazhdon ta quajë gabim djegien e mandateve nga opozita.

Sa i përket kandidimit të tij në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar si i pavarur, Hoxha tha se arsyeja që e ka shtyrë të kandidojë ka qenë djegia e mandateve nga opozita.

Bedri Hoxha ka qenë për 6 vite Kryetar i Bashkisë Klos, 2 mandate deputet i Partisë Demokratike dhe 5 vite Kryetar i Partisë Demokratike dega Mat.