
Prerja e paligjshme e pyjeve vijon të jetë një fenomen shqetësues në vendin tonë i cili megjithëse ka një moratorium, nuk di të ndalet. Një rast i prerjes pa kriter të pyjeve në mallet e Bulqizës është denoncuar nga ish kampioni i botës në Kik-Box, Ismail Keta. Ai ndodhej bashkë me dy persona të tjerë në mal për të bërë vrap kur ka konstatuar se aty po priteshin pemët dhe një automjet i ngarkuar me dru Ahu. Keta e denoncoi rastin në profiling e tij në rrjetin social Facebook, por duke kërkuar nga personat aty që ta mbrojnë pyllin e jo ta presin. Siç shihet edhe nga pamjet, rasti ka ndodhur në mes të ditës, ç’ka tregon se abuzuesit nuk kanë frikë as nga organet ligjzbatuese.
Policia e Dibrës ka raportuar disa raste sporadike të kapura në shkelje të ligjit për prerje të paligjshme të pyjeve. Po ashtu, inspektorët e IKMT vijojnë kontrollet në terren, në periudhën e furnizimit me dru zjarri të popullatës, rastet po rriten. Bashkia e Bulqizës ka hartuar një plan për ta furnizuar vetë komunitetin me dru zjarri, por edhe kjo nuk po jep efekt pasi abuzimi vazhdon.