Ish futbollisti legjendar Dali Farruku shpallet “Qytetar Nderi” i Matit

0
15

Dali Farruku shpallet “Qytetar Nderi” i Matit
Ish futbollisti i Burrelit dhe trajneri Dali Farruku mori këtë të shtunë titullin “Qytetar Nderi” të akorduar nga Këshilli i Bashkisë Matit në mbledhjen e tij të fundit. Ndryshe nga ceremonitë e tjera, kjo ceremoni për dorëzimin e këtij titulli ikonës së futbollit matjan, Dali Farruku u zhvillua në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, pak para se të niste ndeshja mes ekipit vendës dhe Dinamos. Pllakada e titullit të lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, iu dorëzua nga drejtori teknik i klubit matjan, Klevis Gjoka, ndërkohë në ceremoni morën pjesë këshilltarë të këshillit bashkiak, të dy ekipet Burreli e Dinamo familjarë etj.