
Reme Lala ish deputete e qarkut Dibër la kandidimin e saj në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS.
Lala ka qenë më parë deputete e PDIU, përfaqësuese e dibranëve në parlament por njoftoi kalimin e saj tek PS në nisje të punimeve të Rrugës së Arbrit.
Ajo ishte në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, në fund të listës, por njoftoi tërheqjen në fillim tê fushatës.
Deputetja e re është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, post i mbajtur ky nga Luneda Sufali, bashkëshortja e Besnik Halilit, përfituesit monopol të tenderave në shëndetësi të oksigjenit të lëngshëm.