Ballina POLITIKE Ish deputetja e Matit Çupi i përgjigjet Ballës: 50 mijë banorë të...

Ish deputetja e Matit Çupi i përgjigjet Ballës: 50 mijë banorë të Laçit pa shërbim spitalor, mashtrimet nuk pijnë më ujë

0

Ish deputetja Çupi i është përgjigjur deklaratës së Ballës i cili akuzonte opoziten për gënjeshter në një videodenoncim.

Sipas ish deputetes së Matit 50 mijë banorë të Laçit aktualisht nuk kanë shërbim spitalor.

Çupi ka postuar edhe videon ku Rama premtonte që banorët e Laçit do kishin një spital të ri brenda pak muajsh.

Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë.
Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor.

As Edi Rama , as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj. 👇

Sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221485936331469&id=1642908865

Exit mobile version