Ballina POLITIKE Ish deputetja Dhurata Çupi: T’iu garantohet ushqimi të gjithëve, të moshuarve t’iu...

Ish deputetja Dhurata Çupi: T’iu garantohet ushqimi të gjithëve, të moshuarve t’iu çohen ilaçet

0

sh-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka qenë e ftuara e gazetarit Bejdo Malo, në emisionin ‘Aktualitet’ në “Fax News”, për të diskutuar lidhur me pandeminë e koronavirusit që ka goditur edhe Shqipërinë.

Çupi u shpreh se qytetarëve duhet tiu garantohet dinjiteti, duke mos i detyruar që të kenë mungesa, të paktën në ushqime dhe në mjete të tjera të mbijetesës.

“Dua që ta nis nga qytetarët e prekur, që u uroj shërim të shpejtë, një falenderim shkon për mjekët dhe policët, përkrahja ndaj të cilëve nuk ka munguar. Unë nuk marr përsipër që të diskutoj masat shëndetësore, pasi nuk jam eksperte e fushës, por te menaxhimi që po i bëhet kësaj situate nga ana e qeverisë. 

Duhet që të ruhet dinjiteti njerëzor, për ti ruajtur njerëzit nga ky panik, që ka lidhje me bukën dhe me ushqimin e përditshëm. Kjo është ajo çka ne mund të trajtojmë si opozitë. Është shumë e rëndësishme që të ruhen të drejtat e njeriut, a po merren masat për shëndetin duke marrë parasysh dinjitetin e njerëzve. Virusi edhe më i keq është ai i rrënimit ekonomik të vendit”, u shpreh Çupi.

Ish-deputetja tha më tej se shumë prej propozimeve të opozitës janë pranuar nga qeveria, dhe se duhet të nisë ndihma në terren për shtresat në nevojë, përfshirë dhe pensionistët.

“PD propozoi që një prej prindërve të lihej pushim që të qendronte pranë fëmijëve, po ashtu propozuam që të moshuarve t’iu dërgohet pensioni në shtëpi, në mënyrë që të shmangin daljet e panevojshme. Ne nuk kemi grupe vullnetarësh, siç mund të ndodhin në vende të tjera, prandaj e konsideruam të rëndësishme të qenurit pranë shtresës së të moshuarve. 

Kemi më shumë se 100 mijë biznese të vogla dhe të mesme, që janë detyruar që të mbyllen, dhe nuk kanë se çfarë shtrojnë në tryezat e tyre. Të mos harrojmë që këto biznese kanë detyrime mbi fitimin, që duhet ti mbyllim së shpejti, të mos harrojmë që kemi Gjermaninë që iu dha një siguri të madhe qytetarëve me ndihmën ekonomike.

Duhet të jepet garanci ndaj familjeve, se ndryshe ata nuk binden që të qendrojnë brenda shtëpive dhe të humbasin punët e tyre. Jam dakord që nuk kemi ekonominë e Gjermanisë, por ama nuk kemi numrin e banorëve të tyre, mund të menaxhohen më mirë 2 milionë banorë që gjenden në Shqipëri.

Në momentin që ti ke para për talljet me koncensionet, atëherë e ke të detyrueshme që këto fonde ti kalosh për qytetarët e tyre. Ka të moshuar që nuk blejnë dot ilaçet, tiu shkojnë në shtëpi atyre që nuk munden që të dalin. Këtu del ndihma e shtetit”, u shpreh mes të tjerave Çupi.

Exit mobile version