Na paska ardh prapë ndrikulla në Dibër !Dashka ” Edhe një “…!”Edhe një” çfarë ?Një grua në sallën bosh…?!Si mund të kërkosh edhe një, kur në tetë vjet gratë e Dibrës shohin veç përçmimin dhe mjerimin Rilindas.”Edhe një” të ri ?!Po për çfarë duhet ti shkojnë të rinjtë , për spastrimin që po i bëjnë Shqipërisë duke degdisur rininë e pashpresë rrugëve të botës.”Edhe një” infermiere ?!Po pse duhet të vijë një infermiere , kur ju as nuk rritët rrogat , as kushtet e punës as shërbimet , madje rritët presionin duke u mbledhur edhe kartat e miqve të largët për tu vjedhur votën.Tregojuni Dibranëve pse i mblidhni kartat e idenditetit me detyrim, me dhunë?! Sigurisht nuk ju dalin llogaritë!”Edhe një” mësues ?!Po çfarë keni bërë ju për mësuesit … pse duhet të të vijnë ?! Po si mund ti besojë një mësues “sektit” tuaj mafioz? Kush i ka nënvleftësuar më shumë se ju mësuesit , që nga shkarkimi i mësuesve të vjetër e me përvojë dhe zëvendësimi i tyre me militantë, vendosje e drejtuesve pa arsim ose nën nivelin mesatar , apo edhe prishja e kontratës muajt e verës për tu vjedhur rrogat .”Edhe një” StudentSi mund të kërkoni t’ju zënë besë studentët , kur ju të vetmin Universitet në gjithë Veri Lindjen e mbyllët. Mos i merrni për budallenj studentët se ato e dinë mirë se ju ua keni dyfishuar pagesat. Ju besoni se i mashtruat studentët kur me mënyra mafioze dhe taktika të sigurimit të shtetit prishët kauzën e protestës studentore ? JO ! Kusurin nga studentët do ta merrni me 25 prill.”Edhe një” kryefamiljar ?!Po ju e keni goditur familjen në të gjitha anët , me taksa , me gjoba , me çmime më të lartat në rajon. Ju i keni bërë kryefamiljarët “si ajo lëkura që sa herë ta shkundësh del pak pluhur” , edhe ju sa herë u duhen para shpikni nga një taksë a gjobë të re ,dhe ua jepni klientëve me nga 20 mil€.”Edhe një” punonjës administrate ?!Po ju nuk keni fare administratë… ju keni çuar nëpër zyra militantë , flamurtarë të sektit të Rilindjes, ndërsa ato punonjës të ndershëm të administratës nuk vijnë më pas teje , edhe socialistët e ndershëm nuk ju besojnë më ju , sepse ju nuk përfaqësoni Partinë Socialiste , jo , ju përfaqësoni “sektin” e ndyrë të Rilindjes , jeni të dërguarit e mafias në qeveri.”Edhe një” pensionist ?!Po a keni moral ti kërkoni pensionistët ? Po ju i keni fyer më shumë se kushdo tjetër . Ju i latë pensionistët nëpër sportele postash , duke u tallur me ta …e për çfarë për një rritje 6 mijë lekë (të vjetra) në 8 vjet.”Edhe një” bujk apo blegtor ?!Cilin nga këto ke mbështetur ti bashkë me rilindjen në 8 vite ? Sa ferma ke mbështetur me subvensione e grante ? Sa tufa bagëtish janë shtuar në 8 vitet tuaja ? Ju nuk keni turp ! Ju nuk skuqeni dhe kërkoni prapë ti mashtroni . Në fund të fundit ju “sekt” mashtruesish e hajdutësh jeni.”Edhe një” biznesmen ?!Ju në 8 vite keni çuar në faliment më shumë se një të tretën e bizneseve , dhe ato që ende nuk kanë ulur qepenat hanë nga “dhjami” i vet. Po kë nuk goditët ju që të shpëtonin bizneset , ju veç “kolektivizim” nuk keni bërë akoma se jeni në hapat e paraardhëve tuaj njësoj si “ato” të 1946-tës .”Edhe një” …”Edhe një” , çfarë ?!Dibranët stë besojnë ! Nuk i besojnë “sektit” tuaj !Nuk i besojnë “mafias” së lyer me makiazh ministri pe Korçe !Nuk i besojnë propagandës “me lugë bosh”Nuk i besojnë krimit dhe kriminelëve me të cilët ju jeni lidhur pazgjidhshmërisht.Dibranët nuk i besojnë më aktorëve të dosjes 184, aq më pak ty , një sekretare e “sektit” që lidh mafian me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë.Edhe një … Edhe një , po edhe një dritë në tavanin e sallës së kulturës nuk e keni vënë …!Këtë ska nevojë të ta them unë …Ta ka thënë fotografi yt .Kur nuk të vijnë njerëzit në sallë fotografo tavanin, të paktën gënjeni veten me prozhektorët e vjetëruar…Dibra nuk ju do më , ndaj ikni… “ikni natën” pa ju parë kush!Ju dhe lukunia e hajdutëve jeni zënë me presh më dorë duke vjedhur në Dibër , dhe dibra nuk jua preu dorën , por ua ka thënë fjalën “ikni pa nder”!Ju që nuk keni “cipë” mund ti mblidhni prapë Gjiknurët, Beqet, Lalët, por para se ta bëni këtë u thoni Dibranëve çfarë keni sjellë përveç mjerimit , përçmimit , nënshtrimit dhe shpopullimit.Ju nuk e vutë “Edhe një” dritë , ndaj ikni ose po nuk ju “skuq” faqja , rrini se do të shihni tavanin me 25 prill.
47477 komente10 ndarjePëlqejKomentoNdaj