Ish deputeti i Dibrës mposht Covidin. Ja mesazhi i tij

0

Ish deputeti demokrat i Dibrës Xhemal Gjunkshi ka rrëfyer në facebook se ka qenë i prekur me Covid dhe ka arritur ta kalojë.

Gjunkshi nuk harron të apelojë tek qytetarët për kujdes dhe zbatim të masave.

Mesazhi i Xhemal Gjunkshit në facebook

Të dashur miq, kolegë dhe të afërm!

Si pasojë e infektimit me Covid19, dhe disa simptomave më të rënda se normalet, për disa ditë u kurova në spital. Fatmirsisht tani që flasim jam rikuperuar dhe ndihem shumë mirë.

Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID-19.

E për këtë u detyrohem shumë personelit shendetsore, familjes sime që kontribuan në shërimin tim të plotë.

Nuk mund të lë pa falënderuar miqtë, kolegët që me mesazhet,telefonatat më dhanë mbështetje e kurajo, për të përballuar COVID-19!

Mbani maskën!
Rruani distancën!
Mbani higjenën personale!