“Irani duhet të rikthehet në tryezën e bisedimeve”/ Trump dhe Starmer bisedojnë për programin bërthamor të Teheranit
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer
zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmjen e sotme, ku në fokus ishte situata në
Lindjen e Mesme. Sipas një deklarate nga Downing Street, dy liderët u shprehën për rrezikun që ka
programi i Iranit për paqen dhe sigurinë globale. Ata theksuan rëndësinë e rikthimit të Teheranit në procesin e negociatave sa më
parë të jetë e mundur. Gjatë ditës, Starmer u bëri thirrje të gjitha palëve të
angazhohen në dialog, duke nënvizuar se Britania ka marrë masat e nevojshme për
të mbrojtur interesat e saj në rast përshkallëzimi të konfliktit në rajon. (Balkanweb)