E përfshirë në investimin prej 100 milion dollarësh në rindërtimin e urave në rrezik shembje në akset kombëtare të vendit tonë, ende nuk ka asgjë konkrete për urën e Karicës.
Prej afro dy vitesh, me një hua të marrë nga Banka Botërore, qeveria shqiptare synon të rindërtojë nga fillimi plot 27 ura në të gjithë vendin. Ndër ta, ekspertët kishin zgjedhur edhe urën e Karicës e cila ësjhtë pjesë e rrugës nacionale Burrel – Milot.
Por, deri tani nuk ka asnjë investim konkret në terren. Ndonëse projekti është shtrirë në një afat kohor për tu zbatuar prej 7 vitesh, problemi në terren vijon të jetë konkret.
Ura në fjalë ka pësuar ulje në anën lindore të saj, ç’ka e tregon edhe këmba ku ka mbirë bimësia. Por një tjetër problematikë në të është edhe e shtresës e cila çahet vazhdimisht dhe paraqet problem, ndonëse herë pas here të çarat mbulohen me asfalt, ata rikthehen.
Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në të është rreziku më i madh. Duke qenë se i gjithë minerali i kormit të Qarkut Dibër kalon çdo ditë në këtë urë, specialistët thonë se ajo është potencialisht e rriskuar për tu shembur.
Drejtuesit e mjeteve kanë apeluar vazhdimisht për ndërhyrje në urën e Karicës, e cila nuk ka sigurinë e nevojshme gjatë kalimit në të, për shkak edhe të mbrojtëseve anësore të saj.