Ballina Qarku Diber MAT Investimi 1 miliard lekësh. Nis puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri...

Investimi 1 miliard lekësh. Nis puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit të Burrelit

0

Prej disa ditësh ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Burrelit dhe rrethinave të tij. Projekti në fjalë është hartuar nga Bashkia e Matit dhe financuar nga Agjensia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Ky projekt përfshin ndërtimin e rrjetit të ri në të gjithë qytetin e Burrelit, rrethinave të tij e përfshin lagjen e Re, lagjen “Kolaj”, lagjen “Allmetaj”, një pjesë të fshatit Shoshaj e atij Mallunxë. Po ashtu puna ka nisur për ndërtimin e depos së re cila do të jetë në vendin ku ka qenë depoja e vjetër, tek “Kodra e Palit”. Kjo depo do të ketë një kapacitet prej 3500 metër kub ujë dhe furnizimi i saj do të bëhet me ujësjellësin e Vinjallit e atë të Zall – Gjoçajve. Furnzimi i abonentëve me ujë do të bëhet nga lart poshtë, për të bërë të mundur që çdo banorë i Njësisë Administrative Burrel e zonat e tjera të përfshira të kenë ujë pa ndërprerje. Projekti në fjalë pritet të mbyllet në harkun kohor të 30 muajve.

Exit mobile version