Investim total në nënstacionin elektrik në Suç

0

Të gjithë abonentët që furnizoheshin me energji elektrike nga nënstacioni i Suçit vitet e fundit janë përballur me mungesë të rrymës si pasojë e amortizimit të pajisjeve në këtë nënstacion. Ndërkohë këtë të Premte është bërë zëvendësimi i çelave të këtij nënstacioni. Investimi që kap shifrën e afro 70 milion lekëve të rinj po bëhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, ndërsa në ndihmë të specialistëve të kësaj drejtorie kanë shkuar edhe ato të OSHEE Rajoni Burrel për të bërë montimin e tyre. Shefi i Sektorit të Likujdimit të Avarive, Drejtoria e Tensionit të Lartë pranë OSSH, Zaudin Kadriu tha se me këtë investim zgjidhet përfundimisht prolematika e abonentëve që furnizoheshin nga ky nënstacion. Po ashtu ai shtoi se pajisjet e reja përballojnë edhe ernergjinë e prodhuar nga HEC-et e vegjël.

Për shkak të këtij investimi të bërë gjatë ditës së sotme është stakuar energjia për disa zona në Bashkinë e Klosit dhe një pjesë të Bashkisë së Matit. Remonti ishte parashikuar të zgjaste nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.