Intervista/ Kryebashkiaku Malaj me obiektiva të qartë: Burrelin e dua në Superiore

0
7

Vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit të kategorisë së parë në Futboll, kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj është njohur me ekipit e këtij sezoni si dhe prezantoi trajnerët e moshave që tashmë do të paguhen nga buxheti i Bashkisë Mat që nga Janari i vitit të ardhshëm. Malaj falenderoi stafin teknik por edhe lojtarët të cilët kanë treguar kualitet në miqësoret e zhvilluara deri tani si dhe kërkoi prej tyre që të japin më të mirën pasi objektivi i këtij sezoni është që Burreli të ngjitet në superligë.
Administratori i Klubit të Futbollit Burreli, Bajram Ballabani falenderoi kryebashkiakun Malaj për mbështetjen e dhënë ndaj ekipit që vitin e kaluar.
Duke iu përgjigjur kërkesës së administratorit Ballabani, Malaj tha se ka projekt për fushën e stërvitjes që do të bëhet me bushetin e vitit të ardhshëm.

Intervista e krybashkiakut Malaj dhe Ballabanit