Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike që garuan në zgjedhjet e 2017, i cili ishte i gjashti në Qarkun Dibër,Halil Jakimi shpreh ambicien e tij për një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Jakimi thotë se do tju kërkojë votën në sy qytetarëve të Qarkut Dibër, ndonëse nuk e thotë se nën siglën e cilës partie. Sipas tij, ndryshimet e propozuara nga ata në Kodin Zgjedhor çojnë në parlament përfaqësuesit e popullit dhe jo kë duan kryetarët e partive.