Interi për turp! Dështim total. Eliminohet nga Champions League por e mbyll në vend të katërt në grup me 6 pikë, ndërsa nuk do të luajë as në Europa League, pasi pjesëmarrjen aty e siguron Shakhtar Donetsk.
Në pjesën e parë rastet më të mira i pati ekipi zikaltër sidomos me Lautaro Martinez që goditi shtyllën dhe shpërdoroi disa situata të mira. Shumë në hije Lukaku që për 90 minuta nuk bëri asgjë.
Shakhtar u mbrojt dhe tentoi me kundërsulme në disa momente, por pas 97 minutash të luajtura (shtesa e tejzgjatur nuk erdhi asnjë gol) edhe pse zikaltërit hodhën në fushë të gjithë “arsenalin” ofensiv!