Rekamë

Në kuadër edhe të sezonit turistik, Bashkia e Matit veç aksinove të përmuajshmë që zhvillon në territorin e saj për pastrimin e mjedisit, rëndësi të veçantë po i jep aksit nacional Shkopet – Burrel dhe Burrel – Ura e Lusës.
Aksionet e administratës lokale e asaj qëndrore në nivel vendor, zhvillohen çdo të premte të fundit të muajit, por për të mundësuar një mjedis më të pastër në luginën piktoreske të Shkopetit, është vendosur që ndërmarrja e pastrimit të qytetit të bëjë të mundur mbajtjen pastër të hapsirës së kësaj rruge.
Punëtorët e firmës pastruese ishin prezent në segmentin e Shkopetit këtë të enjte, duke bërë të mundur grumbullimin e tërheqjen e të gjitha mbeturinave që hidhen vazhdimisht nga udhëtarët apo drejtuesit e automjeteve.
Megjithë aksinet sensibilizuese të pushtetit vendor, mbetet problem ndërgjegjësimi qytetarë për të mbajtur pastër mjedisin. Edhe pse përgjatë gjithë këtij aksi janë vendosur kontejner, vihet re që udhëtarët që përdorin transportin publik apo me mjete private, i hedhin mbeturinat e konsumit të çastit në rrugë e anash saj.