
India ka regjistruar mbi 90,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërkohë që në total ky shtet numëron mbi 4.2 milionë të infektuar.
Me këtë shifër, India tejkaloi Brazilin dhe bëhet vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara.
Sa i takon numrit të viktimave, India është e treta, pas SHBA-së dhe Brazilit, me mbi 71,000 të vdekur.
Rritja e numrit të rasteve ndodh në një kohë që qeveria vazhdon të heqë masat e kufizimit, në përpjekje për të nxitur ekonominë, e cila ka humbur miliona vende pune që prej muajit mars, kur ka nisur pandemia.
Ekonomia e Indisë është tkurrur për 23.9% në çerekun e dytë të këtij viti, çfarë ka qenë rënia më e keqe që kur ky vend ka nisur të lëshojë të dhëna tremujore, në vitin 1996.