Rekamë

Mbi 450 fëmijë të shkollës 9-të vjeçare “Mustafa Gjestila” në qytetin e Burrelit tashmë do të kenë ambjente të reja sportive. Këtë të mërkurë është bërë inaugurimi i dy fushave sportive për të zhvilluar orët e ndryshme mësimore në lëndën e edukimit fizik. Ndërtimi i këtyre dy ambjenteve me mjete sportive është bërë në kuadër të projektit “Gol për Edukimin” që mbështetet nga fondacioni “UEFA për fëmijët” dhe zbatohet nga “Save the Children” në partneritet me organizatën IPSED. Të pranishëm në ceremoninë inaguruese ishin Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Drejtori i Programeve Ndërkombëtare në Save The Children Zvicër, Alex Brans, Drejtoresha e Save the Chlidren” në Shqipëri Anila Meço, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha, etj. Drejtoresha e Save The Children për Shqipërinë, Anila Meço tha se bashkëpunimi me Bashkinë e Matit do të vijojë.

Kryebashkiaku Malaj falenderoi drejtuesit e Save the Children për mbështetjen ndaj arsimit në Mat.

Drejtori i Programeve Ndërkombëtare të Save The Children, Alex Brans tha se ky investim është multifunksional.

Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha tha se bashkëpunimi me Save The Children ka qenë edhe në fushën e trajnimeve.