Rekamë

Është inaguruar nëpërmjet një aktiviteti të veçantë qendra sociale ditore Shën Dorotea në qytetin e Burrelit. Qendra nën drejtimin e motrave Dorotee me banim në Suç. cila është e vendosur në ambjentet e Pallatit të Sportit “Ferit Hysa” të qytetit të Burrelit, nga sot do të kryejë funksionin e saj. Të pranishëm në këtë aktivitet përurues ishin Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Ipeshkvi i Dioqezës Rrëshen Dom Gjergj Meta, Përgjegjësi i Kishës Katolike Mat, Don Gianfranco Cadenelli, Përgjegjësja Ligjore e Qendrës Sociale Shën Dorotea Burrel, Kiara Piete, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Mat, Shpresa Tusha etj.

Pas ceremonisë zyrtare e cila u shoqërua edhe me interpetim në kitar nga fëmijë frekuentues të qendrës, të pranishmit vizituan ambjentet e Qendrës Sociale Ditore, Shën Dorotea Burrel. Ndërkohë, ishte drejtoresha e Qendrës, Nexhmie Koçi e cila ju dha të gjithë informacionin e nevojshëm të pranishmëve për të gjitha ambjntet e qendrës dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Qendra tashmë do të jetë e hapur çdo ditë ku aktualisht trajntohen në të rreth 50 fëmijë të cilët hanë drekën dhe bëjnë detyrat të shoqëruar nga mësuese të posaçme.