Impianti i Përpunimit të Ujërave të Ndotura të qytetit Burrel, drejt përfundimit

Impianti i Përpunimit të Ujërave të Ndotura të qytetit Burrel, drejt përfundimit
Projekti për përpunimin e ujërave të ndotura që rrjedhin nga qyteti i Burrelit dhe zonat përreth është drejt finalizimit të plotë. Për të parë nga afër punimet që janë drejt fundit ishin kryebashkiaku në detyrë, Myslim Zeneli, Deputeti Agron Malaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Mat, Elson Reçi. Objekti është drejt finalizmit, ndërsa deputeti Malaj tha se ky investim zgjidh njëherë e mirë një problematikë gangrenë që kishte jo vetëm qyteti i Burrelit, por edhe rrethinat siç është lagjja “Almetaj”. Malaj shtoi se ky investim do të pasohet edhe nga një investim tjetër në mënyrë që përfundimisht të mos ketë rrjedhje të ujerave të zeza në lumin e Matit. Për pak ditë impianti do të jetë gati për përpunimin e ujërave të zeza që vijnë nga tubacione t e qytetit të Burrelit dhe rrethinave të tij.