Kryebashkiaku i Peshkopisë Dionis Imeraj ka zgjedhur pa humbur kohë problematikën e hapur nga dorëheqja e Klevis Dalipit nga pankina e Korabit.
Në krye të dibranëve është vendosur trajneri i njohur Agim Canaj.
Canaj ka eksperiencë të madhe në Superligë ku ka trajnuar ekipet më të mira.
Mbetet për tu parë ecuria e Korabit i cili është në luftë për ngjitje bashkë me Burrelin.
Statusi i Dionis Imerajt në facebook
Tekniku Agim Canaj është trajneri më i ri i #KFKorabi.⚽️
I uroj mirëseardhjen timonierit të ekipit, ndërsa jam besimplotë se me eksperiencën e tij të madhe në futbollin shqiptar, drejtimin e disa skuadrave, edhe të Kategorisë Superiore, z.Canaj do të impenjohet për ta çuar përpara në arritjen e objektivave “Korabin”.😊
Suksese dhe mbarësi!🤝