Rekamë

  Nëntori do të mbyllet me reshje shirash të përditshme. Të paktën ky është parashikimi i fundit i sinoptikanëve në vendin tonë.

Pas tri ditësh me diell dhe temperatura që ranë në vlerat minimale deri në -2 gradë Celsius, nga mbrëmja e kësaj të hëne do të rikthehen reshjet e shiut.

Temperaturat në territorin e Matit pritet të pësojnë një rritje nga dita e nesërme, ku vlera maksimale pritet të shkojë në 17 gradë Celius dhe ato minimale në 8 gradë Celsius.

Këto vlera pritet të jenë deri ditën e premte, ku pritet të ketë një rënie me 6 deri në 7 gradë Celsius të vlerave maksimale dhe me 7 gradë të atyre minimale.

10 ditët e fundit të muajit Nëntor pritet të mbyllen me reshje shirash, të cilat do të shoqërohen edhe me shtrëngata, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.