Ikën mjeku Obstetërgjinekolog nga materniteti i Burrelit, shërbimi pritet të mbulohet me patronazhim

0

Mjeku obstertërgjinekolog i cili prej një viti e gjysmë punonte në maternietin e spitalit “Xhavit Mara” të qytetit të Burrelit, Halit Karaxha nuk do të jetë më pjesë e këtij shërbimi. Burime për Mat Televizon thanë se Karaxha ka refuzuar firmosjen e kontratës për pjesën e mbetur të vitit, duke pretenduar një kontratë 1 vjeçare me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. Megjithëse kjo e fundit i ka krijuar kushtet optimale financiare dhe mundësinë e një kontrate më afatgjatë në fillim të vitit të ardhshëm, mjeku nga Malisheva e Kosovës nuk e ka pranuar. Megjithatë Drejtues të Spitalit Bashkiak Mat nuk kanë ndaluar përpjekjet e tyre për sjelljen e një tjetër mjeku obstertërgjinekolog në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë.
Drejtues të këtij spitali, i thanë Mat Televizion se pas refuzimit të firmosjes së kontratës nga ana e mjekut Karaxha, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale do të sjellë mjek të përkohshëm që do të mbulojë shërbimin obstetërgjinekologjik në maternietin e spitalit Bashkiak Mat.
Mësohet se një nga mjekër obstertërgjinekolog të Spitalit Rajonal Dibër, do të shërbejë në spitalin e Burrelit nga java e ardhshme. Kjo mbulim i pjesshëm do të bëhet deri në gjetjen e një mjeku definitiv i punësuar pranë maternitetin e spitalit bashkiak Mat.