Rekamë

Një ish-kuzhinier shqiptar ka pranuar të kujdeset për një fermë kanabisi në qendër të Boltonit në Angli për të paguar një borxh prej dhjetëra mijëra paundësh.

Mësohet se 20-vjeçari Gledis Muça u arrestua pas një operacioni policor në Bath Street, ku i riu u gjet duke u kujdesur për më shumë se 100 bimë kanabisi.

Sipas gjykatës së Boltonit Muça ishte vetëm 19 vjeç kur mbërriti në Britaninë e Madhe me qëllimin për të shlyer një borxh masiv të marrë në vendlindjen e tij.

Raportohet se 20-vjeçari që dikur punonte si kuzhinier në Shqipëri ishte kontaktuar për të qenë kujdestar i kanabisit nga një grup burrash në një kafene në Londër para se të shkonte drejt Boltonit.

Muça paguhej 2000 paundë çdo dy muaj nga kultivuesit e drogës, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë i riu tentoi të arratisej nga një dritare e pasme, por pa patur sukses.

Duke gjykuar mbi rrethanat e të riut, gjykatësi Nicholas Clarke e dënoi 20-vjeçarin me 9 muaj burg për rolin e tij në rritjen e kanabisit.