“I denigron shqiptarët”/ Krashi: Deputeti britanik Farage nuk mund të lihej pa përgjigje - Bota Sot
Lavdrim Krashi
Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi deklaroi sot se reagimet e deputetit britanik Nigel Farage për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar është denigrues.
I ftuar në emisionin ‘Now’, Krashi u shpreh se deputeti nuk mund të lihej pa përgjigje.
“Sa i takon Brexit është vendim i popullit britanik, Partia e Farage e ka pasur parim Brexit. Çdo reagim që denigron shqiptarët si rezultat i intervistës Farage tha ‘hajde merri të gjithë ata kriminelë’ dhe filloi lufta e shifrave.
Çfarë vendimi merr populli britanik është çështje e tyre. Por edhe pa u përgjigjur fare nuk mund të lihej ajo, se edhe ne në fund ë fundit, nuk mund të quhemi të gjithë kriminelë, hajdutë, shumica dërrmuese janë qytetarë që jetojnë me djersën e ballit, që paguajnë taksa dhe kontribuojnë edhe në ekonominë britanike. Është detyrë, është përgjegjësi e çdo kryeministri të mbrojë qytetarët e vet kudo që të jenë”,-tha Krashi.
comment
Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat