I dehur në timon bënte manovra të rrezikshme në mes të qytetit, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

I dehur në timon bënte manovra të rrezikshme në mes të qytetit, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë
Shtetas Xh. D., 34 vjeç, banues në Bulqizë, është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës. Ngjarja u zhvillua mbrëmjen e djeshme në lagjen e vjetër të qytetit, ku patrulla e Policisë e vuri re të bënte manovra të rrezikshme me automjetin e tij. Menjëherë u ndërhyr dhe automjeti u ndalua. Pasi testi i alkoolit tregoi se drejtonte në gjendje të dehur, i dyshuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë ushtrimit të detyrës për shoqërimin e tij. Materialet procedurale iu dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.