
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që futen në rrugën e Arbrit nëpërmjet rrugës lidhëse të fshatit Fshat përballen me gropa të mëdha që në hyrje të urës së fshatit Fsha. Megjithë problemet që ka ky aks rrugor në shumë segmente, i janë është shtuar edhe gropat në këtë pjesë hyrëse. Drejtuesit e automjeteve thonë se sa i përket rrugës së Arbrit ajo ende nuk ka standarte për të qarkulluar në të. Ndërkohë që të tjerë drejtues shprehen se institucionet nuk duhet t’i kushtojnë vëmendje vetëm Tiranës por edhe zonave të tjera të Shqipërisë. Të gjithë drejtuesit e automjeteve kërkojnë që të përfundojë sa më parë tuneli i Murrizit dhe i gjithë aksi i rrugës së Arbrit të bëhet me standartet e kërkuara, pasi në të kundërt kjo rrugë shumë shpejt do të kthehet si ajo Burrel – Skuraj. Prania e gropave po bëhet edhe burim aksidentesh në rrugën e Arbrit.
Që kur është bërë hapja zyrtare e qarkullimit të automjeteve në rrugën e Arbrit në Nëntor të vitit të kaluar, në shumë segmente nuk është bërë mirëmbajtja, pasi as gropat nuk po mbushen më.