Këtë mëngjes Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta të dr. Hysni Shkjaut. I prekur nga Covid-19, mjeku nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.
Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali, në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.
Luftonte prej disa ditësh me COVID-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet famljarëve, miqve dhe kolegëve. Ka reaguar edhe Ministrja Manastirliu, e cila shprehet se është e prekur nga ky lajm, dhe jep vleresimin maksimal për mjekun që sherbeu për 4 dekada pa ndërprerje