Disa të rinj që po laheshin në lumin Drin i Zi në afërsi të fshatit Selane në Njësinë Administrative Tomin, kanë gjetur trupin e pajetë të një të riu të mbytur në ujë.
Personi i pajetë ende nuk është identifikuar, ndërsa mendohet të jetë rreth 18 vjeç i seksit mashkull.
Të rinjtë që po laheshin në lum kanë njoftuar policinë e dibrës e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se i riu ka qenë duke lundruar me varkë ajri, ku kjo e fundit i është përmbytur e për rrjedhojë i riu dyshohet se ka goditur gurët në ujë.