Ballina SPORT HISTORIKE/ Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në Kampionatin Europian të Futbollit.

HISTORIKE/ Shqipëria kualifikohet për herë të dytë në Kampionatin Europian të Futbollit.

0

Shqipëria për herë të dytë në histori bëhet pjesë e ndër më të mirave të Evropës

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Sylvinhon ka arritur që të kualifikohet në kampionatin Evropian të Gjermanisë në 2024.

Barazimi i merituar mbrëmjen e sotme në Moldavi i preu biletën përfundimisht kombëtares shqiptare për të qenë zyrtarisht pjesë e garës së më të mirave të evropës.

Në minutën e 25 Cikalleshi kalon Shqipërinë në avantazh falë ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Moldavët intensifikojnë sulmet në pjesën e dytë dhe arrijnë të barazojnë shifrat teksa në minutën e 87 Baboglo shfrytëzon saktë një top në zonën e portës së Etrit Berishës.

Në 7 ndeshje të luajtura Kombëtarja shqiptare ka arritur të grumbullojë 14 pikë teksa ka mbetur edhe një ndeshje për tu luajtur në Tiranë kundër Ishujve Faroe.

Ndeshja e fundit kualifikuese është për statistikë pasi tashmë kombëtarja është zyrtarisht pjesë e Euro2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Exit mobile version