Historia e Zija Hysës. Braktis emigracionin për të punuar në tokën e tij

0
18

Prej vitesh Familja Hysa nga Kastrioti i Dibres ka punuar ne emigirim ne shtetin fqinj te greqise. Zija Hysa shprehet qe ka punuar coban ne Greqi ndersa djali ka punuar ne nje fabrike vere.

Vendosen qe te kthehen ne vendlindje qe te merreshin me blegtori.

Ato disponojne 120 krere dele dhe 150 kere dhi.

Persa i perket ndihmes nga shteti, Zija shprehet qe kete vit eshte dhene subvencion 2 milion leke e 280 mije leke (te vjetra) per 270 krere te imta. Vitet e meperparshme nuk eshte dhene asnje fond nga shteti edhe se dokumentacioni ishte i rregullt cdo vit nga ana jone.

Blegtoret nga Kastrioti i Dibres shprehet se eshte i kenaqur me kete biznes pasi me forcat e tyre kane gjetur treg shitje per mishin ndersa qumshtin e dergojne ne punishte.

Zija Hysa shprehet se semundja e gjuhes blu ka prekur dhe delet e tij. Ai thote se 8 krere dele kane ngordhur nga kjo semundje. Per ngordhjen e bagetive eshte njoftuar veterineri i njesise por per Zijain kjo ceshtje eshte e kote.

Hysa shpehet se eshte me i lumtur kur ai investon ne vendin e tij se sa te punoje ne shtetin e jashtem. Gjithashtu u ben thirrje te gjitheve te kthejne syte nga bujqesia dhe blegtoria dhe shteti ti ndihmoje blegtoret dhe fermeret.