Ndonëse shumë banorë të Matit kanë zgjedhur emigrimin, shumë prej tyre nuk e kanë harruar vendlindjen. I tillë është edhe Abdulla Kurti nga fshati Shulbatërr i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Edhe pse ai jeton prej dy dekadash në shtetin fqinj të Greqisë bashkë me familjen e tij, Abdullai ka shfrytëzuar edhe tokën që e ka në vendlindje. Duke qenë se në këtë zonë nuk prodhohen varietetet e tjera të rrushit, ai ka zgjedhur të kultivojë atë të vajgurit. Vetë Abdullai tregon se kostoja është shumë e lartë dhe mungon tregu i shitjes së prodhimit, qoftë të rrushit apo rakisë.
Abdullai ja beson të tjerëve pasi ai kthehet në Greqi. Për vreshtën e tij kujdeset Shpetim Demiri. Ai thotë se prodhimi nuk është i keq, por ka vështirësitë e tij që nga pranvera deri në vjelje.
Nga ana tjetër pronari i vreshtës, Abdulla Kurti shprehet se rikthimi për të jetuar këtu është pothuajse i pamundur pasi të ardhurat nga vreshta janë të pamjaftueshme për të përballuar jetesën.