Rekamë

U mashtrua se do ta dërgonte në Suedi, dibrani iu bën thirrje të gjithëve për kujdes
Mashtrimet online janë nga më të ndryshmet por shumë persona biejnë pre në dhënien e parave, nga premtimet që marrin nga të tjerë. Xhetan Koka nga Peshkopia ka denoncuar për Mat Televizion se është mashtruar nga një person prej zonës së Reçit të Dibrës, i identifikuar si Flamur Toshi, i cili i ka premtuar se do t’i siguronte dokumentacion për në shtetin suedez, në këmbim të parave.
Xhetan Koka thotë se ka paguar 750 euro, ndërkohë që Flamur Toshi nuk i ka mundësuar asnjë dokument. I rënë pre e máshtimit, Koka ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e Flamur Toshit, teksa përmes reagimeve të ndjekësve ka mësuar se Toshi ka qënë i dènuar disa herë për veprën pènale të máshtrimit.

Xhetan Koka ka kryer dènoncim edhe në kòmisariatin e Dibrës, ndërkohë që ky person tashmë është shpallur në kërkim nga ana e Pòlicisë. Mësohet se Koka nuk është personi i vetëm që ka rënë prè e një máshtrimi të kësaj natyre.