Rekamë


Blegtori që po shihni në ekran është i dyti në tërë rrethin e Matit për nga numri i krerëve që mbarështon. Ai është Arif Mllugja nga fshati Kodër Laç në Bashkinë Mat. Për momentin mbarështon 200 krerë dhi dhe shprehet se është i kënaqur me subvensionet që i ka akorduar shteti. Vetëm për këtë vit, thotë Arifi, kam arritur të nxjerr 180 keca nga tufa. Jo vetëm kaq, Arifi është i kënaqur edhe me tregun e mishit e të djathit që ka gjetur, treg të cilin ai thotë se e kam të sigurtë. Por kërkesa e vetme ndaj shtetit për të është ngritja e një baxhoje.
Blegtori Mllugja thotë se biznesi që ai drejton është një biznes familjar, ku të gjithë janë të vetëpunësuar dhe të kënaqur me të ardhurat që sigurojnë. Rasti i blegtorit Mllugja nga Kodër Laçi mund të merret një shembull se edhe në fshat mund të punohet pa emigruar, duke siguruar të ardhmen.