Rekamë


Kjo është 43 vjeçarja Naime Koçi nga fshati Rripë i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Naimja vuan nga sëmundje e rrallë e quajtur Achondroplasia, sëmundje e cila pengon zhvillimin normal të trupit të njeriut. Naimja është martuar në moshën 40 vjeçare dhe siç thotë ajo, fati ka dashtu që të lindte një djalë i cili sot është pak më shumë se dy vjeç.

Problemet me të cilat ajo përballet janë të mëdha. Naimja na tregon se familja e saj përballet me një gjendje të vështirë ekonomike pasi jeton vetëm me 10 mijë lekë të rinj që merr nga kempi i saj. Bashkëshorti është në moshën 65 vjeçare dhe s’ka mundësi të punojë. Banesa është e papërshtatshme, ndërsa problemet fizike janë të shumta. Me gjithë këto probleme që ka, Naime Koçi ka vetëm një peng të cilin ajo nuk e realizoi, të arsimojë djalin. Rruga për deri tek shkolla është fshatit është shumë e largët për të pasi duhet ta bëjë në këmbë, për mungesë të rrugës së makinës.

Naime Koçi kërkon ndihmën e të gjithëve që t’i mundësojnë familjes së saj zhvendosjen nga fshati Rripë, në një vend tjetër ku të ketë pranë spitalin dhe shkollën për të arsimuar djalin e saj të vetëm.