Hiqen plepat e rrezikshëm anash rrugës nacionale

0

Për shkak të rrezikshmërisë që paraqitnin për të gjithë përdoruesit e rrugës nacionale Burrel – Skuraj, firma që mirëmban këtë aks rrugor ka ndërhyrë duke prerë të gjithë plepat e thatë që ndodheshin dy kilometra nga qyteti i Burrelit. Për shkak të moshës së tyre por edhe nga dëmtimi si pasojë e stuhive të ndryshme ndër vite, këto pemë përbënin rrezik për të gjithë drejtuesit e mjeteve pasi kohët e fundit edhe ishin tharë. Nisur nga shqetësimi i vazhdueshëm i drejtuesve të mjeteve të ngritur në media, është vendosur që këto pemë të priten për të mos rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës. Drejtuesit  e mjeteve shprehen se ky vendim është i drejtë dhe se duhej të ishte bërë më parë.

 Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve shprehen se çdo rrugë duhet të kontrollohet edhe nga pemët të cilat përbëjnë rrezik për aksidente.