Mat Televizion ngriti pak ditë më parë shqetësimin e banorëve të dibrës për mbetjet spitalore që ishin hedhur përgjatë rrugës nacionale Peshkopi – Maqellarë. Mbetjet spitalore qëndronin buzë rrugës duke rrezikuar shëndetin e banorëve e kryesisht të fëmijëve që mund t’i preknin.

Pas këtij lajmi, Bashkia Dibër ka marrë një aksion për heqjen e tyre, duke bërë një pastrim të pjesshëm të të gjithë aksit në fjalë.
Për largimin e këtyre mbetjeve është përdorur mjet, duke bërë që një pjesë tyre të mbeten në vend.

Megjithatë, e rëndësishme është ndërgjegjësimi që arriti të bëjë lajmi i Mat Televizion jo vetëm për Bashkinë Dibër, por edhe për institucionet shëndetësore atje që kanë detyrimin ligjor dhe kanë fond të veçantë për trajtimin e këtyre mbetjeve.

Ndotja e mjesidit mbetet sfida më e madhe e pushtetit vendor e cila nuk ka ende gjithë infrastrukturën dhe buxhetin e nevojshëm për të mbuluar gjithë territorin e tij.