Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme, janë kontrolluar zyra dhe…

Hetimi i zgjedhjeve të 11 majit, Dumani: Kemi sekuestruar prova të rëndësishme, janë kontrolluar zyra dhe…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar mbi ecurinë e hetimeve të nisura për

parregullsitë në procesin zgjedhor, duke deklaruar se prokurorët e posaçëm kanë

ndërmarrë një sërë kontrollesh të banesave, zyrave dhe personave të dyshuar. Sipas Dumanit, janë ekzekutuar 20 vendime gjykate që lejuan kontrolle në

ambiente të ndryshme, nga ku janë sekuestruar dokumente dhe prova të rëndësishme

që pritet t’i shërbejnë procesit hetimor. “Janë ushtruar disa kontrolle në banesa, zyra dhe ambiente të tjera. Janë

sekuestruar prova të rëndësishme. Por sfidat nuk mungojnë. Kallëzimet e

depozituara nga partitë politike në SPAK kanë qenë të paplota dhe të

pamjaftueshme për të ndërtuar një hetim të plotë,” u shpreh Dumani. Ai theksoi nevojën për më shumë ndërgjegjësim qytetar dhe mbështetje për

denoncimet publike, përmes fushatave informuese dhe garantimit të mbrojtjes

ligjore për dëshmitarët.