Hetimet për Maznikun, SPAK: Dosja erdhi nga Prokuroria e Tiranës për kompetencë. Është hedhur shorti dhe po verifikohet!
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka reaguar lidhur me dosjen
hetimore ndaj ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku. SPAK i përgjigjet interesimit të gazetares së News24, Klodiana Lala duke
deklaruar se dosja ka mbërritur nga Prokuroria e Tiranës, për kompetencë. Gjithashtu, SPAK sqaron se për dosjen është hedhur shorti për prokurorin dhe
kanë nisur verifikimet. Përgjigjja e SPAK “Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë. Dosja është shortuar dhe po verifikohet”. Arbjan Mazniku mban aktualisht postin e ministrit të Shtetit për Pushtetit
Vendor, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit ishte drejtues politik i PS në Qarkun e
Elbasanit. (BalkanWeb)